Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion sot dalin para gjykatës

GD
Gazeta Demos20 dhjetor 2025 në 10:39
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion sot dalin para gjykatës

Ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë zyrtarët e tjerë që u arrestuan për korrupsion do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, ka thënë se seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet të shtunën, më 20 dhjetor, në ora 12:00.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar dje në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar për korrupsion.

Sipas kërkesës së PSRK-së, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore.

Si pasojë, vetëm në rastin e fundit i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro, ndërsa në tërësi dëmi ende nuk ka mundur të përcaktohet, por dyshohet se arrin vlerë milionëshe.

Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë.

Fadil Ismajli, i cili është në mesin e të arrestuarve, ka qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës në vitin 2013.

korrupsion

Më shumë nga Lajme

  • 22:18Enver Hasani: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik
  • 22:07Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë
  • 21:41Ngërçi institucional: PDK do seancë, Kuvendi me dyer të mbyllura
  • 21:38Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot
  • 21:28Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic