Avokati dhe ish-luftëtari i Koshares, Nazim Mehmeti, ka bërë një thirrje publike për, siç e ka quajtur ai, “shpëtimin e LDK-së”, duke vlerësuar se deputeti Anton Quni është i vetmi personalitet që mund ta bashkojë partinë dhe ta nxjerrë nga kriza.
Mehmeti shprehet se LDK-ja po përballet me rrezikun e shpërbërjes dhe se Anton Quni gëzon respekt ndër breza të ndryshëm të partisë, falë kontributit të tij në shërbimin ushtarak dhe në jetën politike.
Reagimi i tij:
THIRRJE PER SHPETIM TE LDK – se
Anton Quni i vetmi personalitet qe mundet me shpetuar LDK- ne qe eshte duke u rrezikuar me shperberjen e saj.
Anton Quni eshte figura që mund ta bashkojë LDK-në. Ai gezon respekt ndër gjeneratat të ndryshëm të partisë dhe ka dëshmuar përgjegjësi si në shërbimin ushtarak, ashtu edhe në jetën politike. Kontributi i tij gjatë luftës, veçanërisht angazhimi i tij institucional, i japin kredibilitet për të qenë një figurë unifikuese si nga brenda LDK se po ashtu ne te gjithe spektrin politik te Kosoves.
LDK-ja u ndërtua mbi frymën e bashkimit, tolerancës dhe mençurisë politike. Këto vlera i gezon Anton Quni se trashigimi te personaliteteve kombetare si Anton Qeta dhe Mark Krasniqi. Sot, kjo frymë duhet të rikthehet dhe i vetmi njeri qe reflekton besim , unitet eshte Anton Quni.
Anton Quni ka potencialin t’i afrojë aktivistët e vjetër me gjeneratat e reja, të rikthejë besimin e humbur dhe ta udhëheqë LDK-në drejt një kapitulli të ri.
Kjo eshte një thirrje për të gjithë anëtarët dhe strukturat e LDK-se qe te vendosin interesin e partisë mbi interesat personale. Nëse synimi është ta ruajmë dhe ta forcojmë LDK-në, atëherë duhet të mbështesim figura që kanë aftësinë të bashkojnë !