Lajmi për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër ka nxitur reagime në Shqipëri.
Njoftimi i i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për një marrëveshje në parim për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe një konsullate shqiptare në Bujanoc, ka bërë të reagojë ish kryeministri Pandeli Majko.
Majko ka komentuar këtë zhvillim duke vënë në dukje kontrastin mes dy vendeve ku do të hapen zyrat konsullore: Shkodrës në Shqipëri dhe Bujanocit, në territorin e Serbisë, por të banuar kryesisht nga shqiptarë.
Ai ka thënë se për Shqipërinë duket se konsullata është trajtuar si shprehje e interesit standard, por, Për Serbinë, që nuk njeh sovranitetin e Kosovës dhe diskuton identitetin e Malit të Zi, është diçka tjetër.
“Konsullatë serbe në Shkodër?!
Në Shkodër konsullata serbe do të ketë më rëndësi se a vetë minoriteti!
