Ali Ahmeti, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënë se pret që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e të tjerë, të dalin faqebardhë nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.
Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai deklaroi se procesi mund të zgjasë, pasi tani është faza e dëshmitarëve, të cilët sipas tij, janë goxha të rëndësishëm.
“Duhet të vendoset drejt, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat se si ka vepruar Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Njerëzit duhet të lihen të lirë, dhe unë jam i bindur që ata do të jenë të lirë.”
“Do të zgjasë sigurisht edhe një kohë derisa të përfundojë e tërë procedura, pasi akoma është faza e dëshmitarëve. Janë dëshmitarë jo të parëndësishëm në seanca, por unë jam i bindur që e drejta do të dalë në dritë,” tha Ahmeti.
