Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-deputeti i LDK-së jep një propozim interesant – ja kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 20:34
Ish-deputeti i LDK-së jep një propozim interesant – ja kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm

Analisti Bardhyl Meta ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, duke kritikuar, siç thotë ai, nivelin e spekulimeve dhe “hamendësimeve” që po qarkullojnë në studio dhe opinion.

Meta përmes një postimi në Facebook ka propozuar si alternativë figurën akademike të Dr. Prof. Muhamedin Kullashi.

Në postimin e tij, Meta rendit karrierën e gjatë akademike dhe diplomatike të Kullashit, duke theksuar se “Kosova ka pasur President me kritere të larta intelektuale e akademike, që nga viti 1992! Mos e ktheni rrotën historike prapa…!?”.

Postimi i plotë:

“Kriza per President!? Dr. Prof. Muhamedin Kullashi!

(Opsionet publike ne studio: Vjosa, Vjosa, Gllauku, fam. Jashari – Ramush Haradinaj… pse jo edhe edhe Familja Gani Gecit e Bajraktart e Llaushes etj, krejt kane qef e ambicie !?

Hajgare a!?

Dr. Prof. Muhamedin Kullashi!

Nga viti 1992 ligjëron në Departamentin e Filozofisë në Universitetin Parisi 8. Në vitin 1994, pranë këtij universiteti, mbrojti Habilitimin për udhëheqjen e hulumtimeve shkencore (HDR) para jurisë të përbërë nga : Claude Lefort, Jacques Rancière, Gérard Raulet, Jacques Poulain dhe Michel Roux.

Në vitin 1992, mori pjesë në themelimin e Komitetit të Kosovës në Paris, pranë revistës Esprit, bashkë me intelektualët e shquar francezë Olivier Mongin, Antoine Garapon, Pierre Hasner, Pascal Bruckner, André Glucksmann, Véronique Nahoum-Grapp etj. Anëtarë nderi të këtij Komiteti ishin edhe filozofët Paul Ricoeur, Edgar Morin, Claude Lefort. Ky Komitet zhvilloi aktivitete në mbështetje të Kosovës deri në vitin 2015. Nga viti 2008 deri në vitin 2016, ishte Ambasador i Kosovës në Francë. Në vitin 2012 u zgjodh anëtar aktiv i Akademisë evropiane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Salzburg të Austrisë. Në vitin 2016, u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Botoi në revista shkencore të Prishtinës, Tiranës, Zagrebit, Beogradit, Romës, Parisit, Vienës, Madridit, Montrealit etj. Mori pjesë në një numër të madh konferencash shkencore në Francë, Belgjikë, Zvicër, Itali, Bullgari, Hungari, Kanada, Turqi, Tunizi, Argjentinë, Urugvaj etj. Mori pjesë në projekte hulumtuese kushtuar temave të ndryshme nga historia e filozofisë, etika dhe filozofia politike.

** Në Fakultetin filozofik të Zagrebit studioi filozofinë dhe letërsinë franceze. Nga viti 1974 deri më 1991 ligjëroi në Degën e Filozofisë dhe të Sociologjisë të Univerzitetit të Prishtinës. Me 1983, në Fakultetin filozofik të Zagrebit, mbrojti disertacionin e doktoranturës kushtuar koncepcionit të metafilozofisë të Henri Lefebvre-it. Në vitin 1991 u dëbua nga Universiteti i Prishtinës, bashkë me kolegët tjerë shqiptarë, nga regjimi i atëhershëm serb.

Kosova ka pas President me kritere te larta Intelektuale e Akademike, qe nga Viti 1992! Mos e ktheni rroten historike prapa…!?

P.S. Kerkoje ndjesë Prof, se s’ju kam kontaktuar as konsultuar, por ta risim nivelin e “hamendesimeve”!

LDK

Të ngjashme

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

15:12
​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

17:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:03Ndërpritet furnizimi me ujë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, KRU “Mitrovica” po punon për sanimin e defektit
  • 21:02Sveçla i reagon Ramës: Familja nuk duhet të jetë pjesë e debatit, por përgjigju për qeverisjen
  • 20:52“Kosova varet 100% nga importi”, Ahmeti kërkon masa pas rritjes së çmimeve të derivateve
  • 20:51Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër
  • 20:44Incidenti në Malishevë: Ia gjobitën vëllanë 40 euro, rrahu tre policë