Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-banori i BBV rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Mendova më të keqen, u mbylla në dhomë

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 19:05
Ish-banori i BBV rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Mendova më të keqen, u mbylla në dhomë

Ish-banori i Big Brother VIP 1, Granit Cana, ka rrëfyer disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, me Sidorela Gjonin, Cana ka treguar se vuan nga një sëmundje e rëndë prej gati 7 vitesh.

Ish-banori ka rrëfyer se edhe gjatë kohës kur ishte në Big Brother VIP ka vuajtur nga kjo sëmundje, por nuk kishte dëshirë të fliste për të kur ishte pjesë e reality show-t, sepse sipas tij do të dukej sikur po viktimizohej.

“Jam mirë, ka kohë që jam duke e vuajtur një pjesë, nuk e di a e quaj dot sëmundje. Kam gati 7 vite me këtë gjendje, ka filluar nga pak. Ka qenë shumë momentale, fillimisht më vinte si pamje e turbullt edhe zgjaste 5 minuta dhe ikte. Nuk e bëja të madhe. Kur u futa te Big Brother, më kanë thënë banorët: “Ua, të ikën sytë”. 2-3 herë u mundova të flisja pak. Ata thoshin se po viktimizohesha për lojë. Kur dola nga Big Brother, nuk e dija nëse kishte ndikuar ajo apo jo, ishte edhe stresi i lojës.

Nuk isha në gjendje as të flisja 2-3 fjalë, kisha edhe probleme të fokusohesha. Si fillim e pamë një lloj strabizmi te sytë, bëra disa kontrolle. Mjeku më tha: “Sytë i ke të shëndetshëm”. Më tha të bëja një skaner, se dyshonte për tumor në sinus. Edhe ajo doli në rregull, nuk dinim ku të drejtoheshim. Bëmë edhe analiza gjaku. Isha edhe te neurologët”, tha Cana.

Granit Cana ka rrëfyer se prej 2 vitesh ka vuajtur edhe nga depresioni, madje ka menduar edhe vetëvrasjen.

“Te vizita e fundit më kanë thënë që duhet të bëja një injeksion te shtylla kurrizore për të parë për një lloj infeksioni. Kam pasur momente shumë të vështira, i kam pasur nja 2 vite në depresion. Ka pasur momente që jam mbyllur në dhomë, kam qarë si fëmijë, kam pasur momente që mendoja më të keqen, të bëja diçka që nuk duhej bërë. Kam menduar pastaj për familjen. Jam njeri që besoj, jam besimtar, kjo më ka ndihmuar shumë”, rrëfeu ish-banori.

ish-banorirëndëbrother

Të ngjashme

“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë

“Vrasje e rëndë”, ndalohet për 48-orë i dyshuari që vrau motrën dhe plagosi nënën në Klinë

16:43
Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

15:43

Më shumë nga Lajme

  • 19:53Kurti ndan pak kohë për arkeologji, viziton punimet në parkun e Ulpianës
  • 19:52“16 shtatori, datë historike”, Behrami: Mundet me ndërru gjithçka
  • 19:52Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës
  • 19:09Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën
  • 19:07Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Jemi dakorduar të mos marrim pjesë në seancën e nesërme