Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Kroaci bëhet pjesë e LDK-së

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2025 në 13:12
Ish-ambasadori i Kosovës në Kroaci bëhet pjesë e LDK-së

Gëzim Kasapolli, ish-ambasadori i Kosovës në Kroaci, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Gëzim Kasapolli i bashkohet sot Lidhjes Demokratike të Kosovës me përvojë të jashtëzakonshme, dije të thellë dhe një angazhim të sinqertë për shtetin. LDK fiton një kuadër të ri që beson në vlerat tona, në vizionin evropian të vendit dhe në forcimin e institucioneve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Mirë se vjen, Gëzim!

Gëzim Kasapolli, një prej emrave më të njohur të diplomacisë, integrimit evropian dhe analizës politike në vend, nga sot i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me më shumë se dy dekada përvojë të qëndrueshme në institucione vendore e ndërkombëtare, Gëzimi ka ndërtuar një profil unik profesional, nga shërbimi diplomatik, tek proceset kyçe shtetformuese dhe zhvillimi i politikave evropiane.

Si Ambasador i Republikës së Kosovës në Kroaci, ai ka përfaqësuar vendin me dinjitet, duke forcuar marrëdhëniet bilaterale dhe duke promovuar interesat strategjike të Kosovës në një prej kryeqyteteve më të rëndësishme të BE-së.

Përpara kësaj, Gëzimi ka mbajtur pozitat më të larta në procesin e integrimit evropian: si Zëvendësministër dhe më pas si Ministër në detyrë i Integrimit Evropian. Ai ishte njeriu kyç në nisjen dhe negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), akti juridik më i rëndësishëm kontraktual mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në rolin e Këshilltarit Politik në Kuvendin e Kosovës dhe më herët në Qeveri, Gëzimi ka qenë lidhja institucionale me vendet anëtare të BE-së, Parlamentin Evropian, si dhe me diplomacinë ndërkombëtare gjatë fazave kyçe të shtetndërtimit, përfshirë komunikimin me të dërguarin special të OKB-së, Kai Eide, në prag të negociatave për pavarësinë e Kosovës.

Gëzim Kasapolli i bashkohet sot Lidhjes Demokratike të Kosovës me përvojë të jashtëzakonshme, dije të thellë dhe një angazhim të sinqertë për shtetin. LDK fiton një kuadër të ri që beson në vlerat tona, në vizionin evropian të vendit dhe në forcimin e institucioneve.

Ardhja e tij, dhe e të tjerëve pas tij, është sinjal i qartë se bashkimi rreth vlerave, seriozitetit dhe profesionalizmit është rruga përpara për të gjithë ata që nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale politike dhe që kërkojnë ndryshim të vërtetë.

Dyert tona janë të hapura.

Mirë se vjen, Gezim Kasapolli!

Paç shëndet, forcë dhe përkushtim në këtë etapë të re të angazhimit tënd për Republikën.

LDK

Të ngjashme

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

LDK në Ferizaj kundër vendimit për rritjen e tarifës mujore të mbeturinave për amvisëritë nga 6.50 në 9.90 euro

15:12
​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

​Haziri: Nëse ka gatishmëri të VV-së, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore

17:08

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb