Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri me numër 99, ka thënë se garën për Kuvendin e Kosovës nuk e ka nisur për pagë, emër apo ego personale, por si vazhdim të kontributit që prej vitesh ka dhënë për vendin.
Neziri ka theksuar se angazhimin e tij në punë, biznese dhe përmes fondacionit që drejton, synon ta bartë edhe në nivel shtetëror, me qëllim që t’u shërbejë sa më shumë qytetarëve.
