Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK publikoi raportin e inspektimit: Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi, 13.7 minuta

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 13:40
IPK publikoi raportin e inspektimit: Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi, 13.7 minuta

Në komunikatë thuhet se inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2025, për të vlerësuar nëse stacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë, në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre.

“Objektivat e këtij inspektimi kanë qenë: matja dhe analizimi i kohës së reagimit policor në thirrjet e qytetarëve, vlerësimi i procesit të raportimit të aktiviteteve policore, si dhe vlerësimi i dokumentimit të aktiviteteve policore sipas niveleve”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Po ashtu, thuhet se gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për nivelet drejtuese dhe operative të strukturave policore të Departamentit të Rendit Publik, duke përfshirë edhe stacionet policore.

“Treguesit statistikor mbi kohën e reagimit në pamje të përgjithshme nuk pasqyrojnë ndryshim krahasuar me matjet e bëra nga IPK para tre viteve, me disa ndryshime tek një numër stacionesh dhe drejtorive rajonale. Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta, ka rezultuar e njëjtë si në matjet nga viti 2022”, thuhet në njoftim.

Raporti vë në pah se nga këndvështrimi i nivelit të drejtorive rajonale, Drejtoritë Rajonale Ferizaj, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë e Jugut kanë reagim më të shpejtë krahasuar me drejtoritë tjera policore.https://zeri.info/inarticle.html

IPK-ja, në kuadër të Raportit, ka dhënë katër rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e shtimit të kontrolleve në zyrat e radio komunikimit tek një numër stacionesh në drejtim të përmirësimit të cilësisë së Logut operacional, organizimin e trajnimeve për mbajtjen cilësore të Logut operacional apo nxjerrjen e një manuali operativ mbi procedurën dhe veprimet në menaxhimin e thirrjeve, analizimin e kohës së reagimit për të identifikuar shkaktarët që ndikojnë në zgjatjen e saj, etj.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike