Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK arreston një zyrtar policor

GD
Gazeta Demos22 dhjetor 2025 në 19:49
IPK arreston një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, si dhe një qytetar, shtetas i Republikës së Serbisë, i dyshuar për “Dhënie ryshfeti”.

Sipas IPK-së, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se zyrtari policor, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Stacionin e Policisë Kufitare në Vërmicë, ka pranuar përfitim financiar për t’i mundësuar hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës një qytetari të Serbisë, ndonëse këtij të fundit i ishte ndaluar paraprakisht hyrja në Kosovë.

Pas pranimit të informacioneve të para për rastin, hetuesit e IPK-së kanë nisur menjëherë hetimet me autorizim dhe në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative në terren, zyrtari policor është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në lidhje me të njëjtin rast, është arrestuar edhe qytetari – shtetas i Republikës së Serbisë – ndaj të cilit është iniciuar procedurë penale për veprën “Dhënia e ryshfetit”, ndërsa edhe atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:41“UÇK simboli që na bashkon”, Endriti emocionohet nga performanca e Yllit
  • 23:40Nesër, sërish protestë për çlirimtarët
  • 23:25Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme
  • 23:25Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
  • 23:13Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale