Inspektoriati Policior i Kosovës ka arrestuar një police, si dhe e njejta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ajo dyshohet se hyri në sistem, pa autorizim dhe atë për të parë nëse një shtetas i Serbisë ishte apo jo në kërkim policorë.
Detajet: Komunikatë për media
IPK arrestoi një zyrtare policore të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Prishtinë/ Glloboçicë, 20 korrik 2025
Hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtare policore me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse me vendim të prokurorit të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar edhe suspendimin e zyrtares policore e cila ishte e angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Glloboçicë, Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje – Kaçanik.
