Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Invalidi i UÇK-së fiton padinë ndaj Ministrisë, i njihet e drejta për pension

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 14:59
Invalidi i UÇK-së fiton padinë ndaj Ministrisë, i njihet e drejta për pension

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në favor të invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pension invalidor .

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Nazim Mehmeti, i cili e konsideroi lëndën e fituar si sukses të madh.

Me vendim të Gjykatës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Departamenti i Pensioneve, detyrohet që paditësit t’ia kompensojë në mënyrë retroaktive pagesën në emër të pensionit të skemës së invalidit të UÇK-së, në vlerë mbi 20 mijë euro.

“Për veteranët dhe invalidët e UÇK-së, të cilët duhet të kenë përkujdesje të veçantë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, komisioni për veteranë dhe invalidë të UÇK-së, që është në kuadër të ministrisë përgjegjëse për punë dhe vlerat e luftës, shpesh ua refuzon kërkesat lidhur me njohjen e shkallës së invaliditetit. Por, drejtësia po vihet në vend nga gjykatat, të cilat në shumë raste ua kanë njohur këtë të drejtë.

Ky është një sukses i madh, pasi në dhjetëra raste kemi triumfuar në gjykatë, duke mbrojtur të drejtat e atyre që sakrifikuan për lirinë e vendit”, tha ai.

UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 16:32Avokati Berisha: Dënim i panevojshëm nga ana e gjykatës, Gani Geci ka kërkuar që të mos linçohet familja
  • 16:31Konstituohet Bordi i Korporatës për Ruajtjen e Energjisë, synohet zvogëlimi i importit
  • 16:23Grupi Punues që do të hartojë “strategjinë shtetërore” për procesin e Apelit në Hagë, kjo është përmbajtja
  • 16:15Vehbi Kajtazi: Shteti, sot duhet t’i caktojë mbrojtje të afërt gazetarit Lirim Mehmetaj
  • 16:14Ndërrimi i komandës në KFOR, pjesëmarrës edhe ministri italian i Mbrojtjes