Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2025 në 22:40
Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa

Eurodeputetja sllovene, Irena Joveva thotë se për Kosovën ka gjithmonë pengesa kur vjen puna tek progresi për integrim.

Ajo tha se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga çështjet kyçe duke kërkuar nga liderët e dy vendeve të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

Joveva, pjesë e Grupit Ripërtëritja e Evropës në Parlamentin Evropian, thekson se përkundër problemeve mes dy vendeve tashmë historia ka dëshmuar që të gjitha çështjet mund të zgjidhen. Ajo kërkoi nga Bashkimi Evropian të jetë gjithashtu në krye të detyrës.

“Ndoshta edhe Bashkimi Evropian mund të ndryshojë qasjen në këtë pikë. Po flas kryesisht për mënyrën e komunikimit. Në fakt, kam ndjesinë se Komisioni Evropian, konkretisht Komisionerja për Zgjerimin, znj. Kos, po bën një punë të mirë”.

“Dhe besoj se kjo do të reflektohet edhe për Kosovën, herët a vonë. Pra, mendoj se qasja po ndryshon, sidomos nëse e krahasoj me komisionerin e mëparshëm nga Hungaria, i cili nuk ishte shembull i mirë as për komunikimin, as për veprimet”, shtoi ajo.

Në lidhje me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, Joveva tha se Shqipëria mund të jetë “dritë në fund të tunelit” dhe shpresë për të gjitha vendet e tjera kandidate për se zgjerimi është prioritet.

“Situatën në Ballkanin Perëndimor sot e shoh si një moment serioz për të shfrytëzuar vrullin e procesit të zgjerimit, për shkak të rrethanave gjeopolitike dhe faktit që zgjerimi është, më në fund pas kaq shumë vitesh, shumë, shumë lart në agjendën e Bashkimit Evropian”.

“Dhe unë me të vërtetë u bëj thirrje shteteve të rajonit dhe vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor që ta shfrytëzojnë këtë moment dhe të jenë sa më konstruktivë, sepse besoj fort, veçanërisht për Malin e Zi dhe Shqipërinë, se ato janë një lloj ‘drite në fund të tunelit’ edhe për vendet e tjera kandidate”, deklaroi eurodeputetja. /oranews

sllovenia

Më shumë nga Lajme

  • 14:18“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Jemi në falimentim
  • 13:56Krimi tronditës: Nëna amerikane pranon se vrau foshnjën pasi humbi kujdestarinë
  • 13:35“Liria ka Emër” organizon tubim në Hagë në ditën e aktgjykimit
  • 13:20Edhe Vitia nis “Orën e Pritjes” për çlirimtarët
  • 13:11Gjini paralajmëron protesta, greva e bojkot nëse vazhdon bllokimi i Kuvendit