Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi, një në Pejë dhe një në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, inspektorët kanë realizuar kontrolle në të dy kantieret, ku kanë konstatuar shkelje të masave të sigurisë për punëtorët.

Bëhet e ditur se si rezultat, është marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.