Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Inspektorati i Kryeqytetit nis heqjen e reklamave pa leje nga hapësirat publike

GD
Gazeta Demos12 mars 2026 në 21:56
Inspektorati i Kryeqytetit nis heqjen e reklamave pa leje nga hapësirat publike

Drejtoria e Inspeksionit në Inspektoratin e Kryeqytetit ka nisur gjatë ditës së sotme një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për reklama të vendosura në sipërfaqe të gjelbëruara, trotuare dhe në shtylla elektrike, të cilat janë vendosur pa autorizim nga institucionet përkatëse.

Qëllimi i këtij aksioni është heqja e reklamave ilegale dhe lirimi i hapësirave publike, veçanërisht trotuareve, në mënyrë që të sigurohet një lëvizje më e lirë dhe më e sigurt për këmbësorët.

Nga Inspektorati u bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje në hapësirat publike.

Autoritetet kanë bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave të vendosura në mënyrë të paligjshme, ndërsa për ata që rivendosin reklama pa leje do të shqiptohen masa ndëshkuese dhe gjoba.

Prishtina

Më shumë nga Lajme

  • 07:30Mundësi për reshje shiu, ky është parashikimi i motit
  • 23:46Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë
  • 23:41Vonesat në formimin e institucioneve, a është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës?
  • 23:15A duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë apo të ftohtë?
  • 22:55Syla: PSD, LDK e këta që kanë qenë në VV po tentojnë ta rigjejnë vetën politikisht