Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka thënë se ka intensifikuar inspektimet në të gjithë territorin e vendit për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe për të monitoruar çmimet e teksteve shkollore.
Në njoftimin e lëshuar nga Ministria thuhet se deri tani ka inspektuar mbi 30 operatorë ekonomik të ndryshëm të cilët ushtrojnë këtë veprimtari dhe në të gjitha rastet ku janë konstatuar shkelje të dispozitave ligjore, inspektorët e tregut kanë marrë masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.
“Me qëllim të respektimit të të Drejtave të Autorit Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që të realizojë kontrolle të rrepta ndaj shtëpive botuese dhe shpërndarësve për të siguruar që qarkullimi në treg i teksteve shkollore është në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta”, thuhet në njoftim.


