Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rritja e sigurisë publike – Inspektime në diskoteka dhe ambiente të frekuentuara në krejt Kosovën

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 21:33
Rritja e sigurisë publike – Inspektime në diskoteka dhe ambiente të frekuentuara në krejt Kosovën

Divizioni i Inspektimit në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) ka zhvilluar gjatë kësaj jave një sërë inspektimesh në diskoteka dhe ambiente të tjera me frekuentim të lartë në disa nga qytetet kryesore të Kosovës, për të garantuar respektimin e standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes nga zjarri.

Inspektimet janë zhvilluar në Prishtinë, Suharekë, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, duke pasur fokus të veçantë në vlerësimin e zbatimit të masave të mbrojtjes nga zjarri, sipas Ligjit për Mbrojtje nga Zjarri Nr. 08/L-261 dhe Ligjit për Fatkeqësi Natyrore dhe Fatkeqësi të Tjera Nr. 04/L-027.

Sipas AME-së, këto aktivitete janë pjesë e një fushate të qëndrueshme për të përmirësuar sigurinë në vendet publike, sidomos në ato që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, si diskotekat dhe ambientet e natës.

“Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë maksimale për qytetarët në çdo ambient publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë.

AME thekson se kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha regjionet e vendit, dhe do të pasohen me masa në rast të shkeljeve të rregulloreve për siguri, me qëllim krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Më shumë nga Lajme

  • 19:14Ishte brenda sallës në Hagë, Hoxha jep detaje nga momenti i shqiptimit të dënimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik
  • 18:29Raportohet suspendimi i dy policëve pas incidentit me ish-deputeten Dërguti para nisjes së protestës
  • 18:28Incidenti i sotëm pas protestës në shesh, flet veterani i UÇK-së që i doli në mbrojtje Aida Dërgutit
  • 18:26Hoxhaj: Vendimi i Speciales e goditi Kosovën në kurriz
  • 18:24Djali i Kadri Veselit dhe ai i Flora Brovinës i japin forcë njëri-tjetrit gjatë ceremonisë së varrimit të mjekes e veprimtares shqiptare