Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Insiston VV: Dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues, argumentet janë në anën tonë

GD
Gazeta Demos17 mars 2026 në 14:01
Insiston VV: Dekreti i Vjosa Osmanit është jokushtetues, argumentet janë në anën tonë

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se ftesat e kryeministrit Kurti për takim me opozitën janë në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për të evituar zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nagavci tha se dekreti i presidentes Osmani është jokushtetues.

“Edhe një palë zgjedhje janë të panevojshme dhe nuk duhet të mbahen. Në këtë frymë janë edhe ftesat për takime, ndonëse jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo nënkupton se ne, përveçse besojmë se adresimi në Gjykatë i çështjes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit është i duhur, konsiderojmë se me anë të atij dekreti është shkelur Kushtetuta dhe ka pasur ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit. Kjo tregon edhe gatishmërinë tonë që sa më parë të ofrohet një zgjidhje dhe të vazhdohet puna.”, tha Nagavci për RTV21.

Shefja e deputetëve të LVV-së pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë mbi argumentet e dorëzuara nga kryeministri Kurti dhe grupi parlamentar i LVV-së. Megjithatë, ajo paralajmëron se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne besojmë se argumentet janë në anën tonë. Është pothuajse ndër të rrallat raste kur komuniteti i ekspertëve dhe njohësve të Kushtetutës mbajnë pothuajse të njëjtin qëndrim, përkatësisht në përkrahje të argumenteve se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte jokushtetues. Ne presim që Gjykata të marrë një vendim meritor, bazuar në argumente dhe me integritet profesional. LVV-ja gjithmonë ka respektuar vendimet e gjykatave dhe institucioneve. Edhe pse kemi pasur qëndrime publike, kemi organizuar aksione politike dhe kemi shprehur bindjet tona, gjithmonë kemi respektuar vendimet e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Vjosa OsmaniVV

Më shumë nga Lajme

  • 11:00I akuzuari për aksidentin ku vdiq Laurent Krasniqi thotë se nuk është në gjendje të deklarohet për fajësinë
  • 10:53Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës
  • 10:53“Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë”, email kërcënues në disa institucione shtetërore në Shqipëri
  • 10:43Hamiti: Prej ardhjes së VV-së në pushtet Kosova i ka punët më keq brenda e jashtë
  • 10:43Fituan "Medaljen e Artë", komandanti i FSK-së i dekoron pjesëtarët e ekipit