Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar sot “Hotel Trofta”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të peshkut në Kosovë, shkruan Gazeta Demos.
Gjatë vizitës, u pritën ngrohtësisht nga pronari i biznesit, Smajl Bytyçi, i cili i informoi për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballet sektori i akuakulturës në vend.
”Hotel Trofta, prodhuesi më i madh i peshkut në Kosovë, është një emër që tashmë është bërë sinonim i traditës, cilësisë dhe mikpritjes”, shkruan ai.
