Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar fshatin Studenicë, ku është pritur me ngrohtësi dhe entuziazëm nga familja Sadikaj — një familje e njohur për kontributin e saj në komunitet.
Gjatë takimit, Ferati ka prezantuar planin zhvillimor për katër vitet e ardhshme, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat konkrete të banorëve të fshatit.
“Gjetëm mbështetjen e këtyre njerëzve të mirë e kontribues për shoqërinë, të cilët dëgjuan planin tonë për katër vitet e ardhshme dhe na shpalosën nevojat e fshatit, në mënyrë që përditshmëria e tyre të zhvillohet edhe më mirë,” ka shkruar Ferati në rrjete sociale.
