Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka takuar gra dhe vajza nga kjo komunë ku tregon se biseduan për rolin dhe fuqizimin e gruas në çdo hap, shkruan Gazeta Demos.
”Forca, mençuria dhe guximi i grave janë shtylla mbi të cilat qëndron familja, shoqëria dhe e ardhmja jonë”, shkruan ai.
Postimi i tij:
Bashkë me Abetaren patëm kënaqësinë të takojmë gra e vajza të komunës së Istogut, me të cilat biseduam për rolin e tyre dhe rëndësinë e fuqizimit të gruas në çdo hap të jetës.
Forca, mençuria dhe guximi i grave janë shtylla mbi të cilat qëndron familja, shoqëria dhe e ardhmja jonë.
