Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarë në kuadër të aktiviteteve të tij në terren. Kësaj here ai ka vizituar fshatin Kashicë të Shosht, ku është takuar me banorët së bashku me Hajrushin, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ferati ka theksuar rëndësinë që kanë këto takime për të ndërtuar një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e tyre.

“Rëndësia e këtyre takimeve bëhet gjithnjë e më e qartë sa herë që i zhvillojmë, sepse po dëgjojmë shumë nga ju dhe kështu mund të punojmë në plane konkrete për të gjithë qytetarët pa dallim,” ka shkruar Ferati në një postim në rrjetet sociale.