Kandidati për kryetar komune nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, ka prezantuar një iniciativë të re që synon të nxisë kthimin e të rinjve në fshat dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural përmes programit “Fermeri i Ri”.

Sipas planit të publikuar, ky program do të ofrojë grante për të rinjtë që kthehen në fshat me plane të qarta zhvillimi në bujqësi, agroturizëm apo përpunim ushqimor.

”Të kultivojmë së bashku të ardhmen! Mbështetje për të rinjtë, zhvillim për fshatin. Rrugëtimi ynë vazhdon me bujqësi. I juaji, Iliri”, shkruan ai.