Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar AgroProdukt Shpk në Istog, e që sipas tij është lider në prodhimin e çajit, shkruan Gazeta Demos.
Ai tregon se janë me mbi 40 lloje të bimëve të kultivuara dhe 60 të grumbulluara me certifikim organik, produktet e tyre eksportohen në Evropë, SHBA dhe Kanada, duke u bërë ambasador i Istogut në botë.
Postimi i tij:
Sot vizituam AgroProdukt Shpk në Istog, lider në prodhimin e çajit. Me mbi 40 lloje të bimëve të kultivuara dhe 60 të grumbulluara me certifikim organik, produktet e tyre eksportohen në Evropë, SHBA dhe Kanada, duke u bërë ambasador i Istogut në botë.
Ne do të vazhdojmë të jemi krah këtyre dhe të gjitha kompanive lokale, duke mbështetur zhvillimin dhe punësimin.
