Kryetari i Istogut, Ilir Ferat, ka qëndruar në Kaliqan, shkruan Gazeta Demos.
Ai ka njoftuar se u pritën nga Asllan Sejdaj në odën e tij ku u pritën me ngrohtësi.
“Banorët e Kaliqanit na rikujtuan se kanë ruajtur qëndrimin stoik ndër dekada, duke e mbajtur Istogun bastion të pathyeshëm të LDK-së”, shkroi ai.
Postimi i tij:
Kaliqani krah nesh, në vazhden e rrugëtimit tonë.
Në odën e Asllan Sejdaj, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku, u mirëpritëm me ngrohtësi të jashtëzakonshme, ashtu siç dinë vetëm istogasit.
