Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

GD
Gazeta Demos1 qershor 2026 në 16:09
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën 16 prill-1 qershor 2026, në vend janë raportuar gjithsej 25 raste të konfirmuara me fruth.

Sipas të dhënave, gjatë javës së fundit janë regjistruar edhe 5 raste të reja.

Rastet janë raportuar në disa komuna, përfshirë Ferizajn (8 raste), Prishtinën (6), Kaçanikun (5), si dhe nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore në rast të shfaqjes së simptomave si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë dhe rrufë.

“Duke pasur parasysh kontagjiozitetin e lartë të fruthit dhe rrezikun e përhapjes së tij në komunitet, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e individëve të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë IKShPK.

Më shumë nga Lajme

  • 10:00Policia arreston personin që dyshohet se e kërcënoi kryesuesin e KQZ-së
  • 09:35Vala e të nxehtit kaplon Kosovën, IHK dhe IKSHPK dalin me rekomandime
  • 09:26Vritet influenceri meksikan, ishte live në TikTok
  • 09:25Ndodhej në një situatë të rrezikshme, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një 30-vjeçare në Kaçanik
  • 09:19Lirohet nafta në Kosovë