Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IHMK jep alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën sot

GD
Gazeta Demos22 korrik 2026 në 07:54
IHMK jep alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën sot

Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë gjithë ditës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat në disa rajone do të shoqërohen me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.

Instituti paralajmëron se kushtet e motit mund të shkaktojnë rrezik të lartë nga goditjet e rrufesë, me pasoja të mundshme për njerëzit dhe kafshët, si dhe dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe pengesa në sistemet e telekomunikacionit.

Po ashtu, ekziston rreziku për përmbytje të shpejta lokale në zonat ku reshjet do të jenë më intensive, ndërsa breshëri dhe erërat e forta mund të shkaktojnë dëme në objekte, automjete, infrastrukturë dhe kultura bujqësore. IHMK-ja ka paralajmëruar edhe për rritje të rrezikut të zjarreve si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

Në kuadër të rekomandimeve, qytetarëve u kërkohet të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të mos strehohen nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike apo objekteve metalike, si dhe të mbrojnë automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta.

Instituti u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme, ndërsa qytetarët të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.

Sipas IHMK-së, paralajmërimi është në fuqi nga ora 00:00 deri në orën 23:59 të datës 22 korrik, ndërsa instituti ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës meteorologjike dhe, sipas nevojës, do të publikojë përditësime të mëtejshme.

Më shumë nga Lajme

  • 19:19Çitaku para protestës në Prishtinë: Çdo zë që ngrihet këtu dëgjohet edhe në Hagë, shihemi në shesh
  • 19:19“Deklarata fyese dhe denigrues kundër UÇK-së, nuk duhet me qenë ministre” – Buja i ashpër me Gërvallen
  • 19:08Grabovci viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: “Me këto familje ishim bashkë në të kaluarën, jemi sot dhe gjithmonë do të jemi”
  • 19:06Gara: Rezultatet e para të ADN-së nga Jabuka, identifikohen tri viktima
  • 19:06E përmendi Prokuroria Speciale, reagon Shukri Buja: Kam pasur presione…