Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IHMK del me apel: Nga java tjetër pritet valë e të nxehtit afrikan – shmangni daljen nga ora 09:00 deri në 17:00

GD
Gazeta Demos20 korrik 2025 në 15:08
IHMK del me apel: Nga java tjetër pritet valë e të nxehtit afrikan – shmangni daljen nga ora 09:00 deri në 17:00

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për një javë të nxehtë që do të mbizotërojë në gjithë territorin e vendit, për shkak të masave të ajrit të nxehtë që kanë ardhur nga Afrika Veriore.

Sipas IHMK-së, kjo valë të nxehti është rezultat i qarkullimeve atmosferike që favorizojnë zhvendosjen e ajrit tropikal drejt veriut. Konkretisht, një presion i lartë atmosferik i vendosur mbi pjesën qendrore dhe jugore të Mesdheut ka krijuar kushte për rrjedhën e një mase subtropikale nga shkretëtira e Saharasë drejt Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo situatë meteorologjike, që zakonisht shfaqet gjatë muajve të verës, pritet të sjellë temperatura të larta mbi mesataren sezonale, ulje të reshjeve dhe rritje të rrezikut për thatësira dhe zjarre në zona pyjore dhe bujqësore.

Ekspertët paralajmërojnë se ndikimet e kësaj vale të nxehti mund të jenë të rrezikshme për shëndetin publik, sidomos për të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell nga ora 09:00 deri në 17:00.

Po ashtu, apel për kujdes të shtuar ndaj zjarreve në natyrë, pasi terrenet pyjore dhe bujqësore janë më të ndjeshme në këtë periudhë.

Më shumë nga Lajme

  • 19:52LIVE| Mbërrijnë protestuesit, "BLINDOHET" Ministria e Drejtësisë: VOTOJENI LIGJIN
  • 19:44PAMJE DREKTE| "Votone ligjin - MARRE", protestuesit nisen te ministria e Donika Gërvallës
  • 19:43IKD pas shkarkimit të Isufajt: VV e kishte targetuar, vendimi e cenon besimin e publikut për proces jo-politik
  • 19:38“UÇK, UÇK”, zhvendoset protesta - qytetarët nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë
  • 19:29Nata e 17-të e protestës, Haziri: Votojeni ligjin për UÇK-në, s’kemi kohë të presim