Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 20:05
Ibishi: Drita e gjelbër nga Brukseli për hapjen e urës mbi Ibër, arritje e jashtëzakonshme

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si të jashtëzakonshme konfirmimin nga Brukseli për përmbushjen e kushteve për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Ibishi ka thënë se vendimi do të ketë ndikim në integrimin e veriut të vendit.

Sipas tij, në krijimin e kushteve të sigurisë për hapjen e urës kanë ndikuar Policia e Kosovës, institucionet e tjera të sigurisë, por edhe vetëpërmbajtja e komuniteteve që jetojnë në veri dhe jug të Mitrovicës.

“Në rend të parë Policia e Kosovës, por edhe inteligjenca dhe të gjitha shërbimet e tjera të Kosovës kanë bërë që të krijohen kushtet e volitshme dhe një klimë e përshtatshme e sigurisë. Natyrisht, edhe të gjitha komunitetet që jetojnë atje, në veri dhe në jug, kanë bërë që me një përmbajtje dhe kontroll të mos ketë incidente”, ka deklaruar Ibishi.

Ai e ka vlerësuar gjithashtu rolin e KFOR-it, EULEX-it dhe Bashkimit Evropian në krijimin e kushteve për tejkalimin e kësaj situate.

“Fatmirësisht edhe KFOR-i, edhe EULEX-i, por edhe Bashkimi Evropian më në fund dhanë dritën e gjelbër që kjo situatë të tejkalohet. Në përgjithësi mendoj që është një e arritur e jashtëzakonshme, e cila do të marrë edhe përmasa të integrimit të veriut”, është shprehur ai.

Sa i përket kohës kur pritet të hapet ura, Ibishi ka deklaruar se procesi nuk pritet të zgjasë shumë, por ka theksuar se bartja e kompetencave tek Policia e Kosovës do të bëhet gradualisht.

“Mendoj që nuk do të marrë shumë kohë. Mjafton kjo nismë dhe në vazhdimësi do të ndodhë ajo që është thënë nga KFOR-i, EULEX-i, por edhe Policia e Kosovës, që në mënyrë graduale të barten kompetencat tek Policia e Kosovës. Dhe jo vetëm urat, por edhe objektet e tjera të Kosovës, si Manastiri i Deçanit. Pra, mendoj që nuk do të marrë shumë, por do të jetë një proces gradual”, ka thënë Ibishi.

Ndërkohë, duke komentuar reagimin e Listës Serbe ndaj vendimit të Brukselit, Ibishi ka mohuar mundësinë e një eskalimi të situatës në veri.

Ai e ka vlerësuar reagimin si një përpjekje të fundit për të kundërshtuar procesin e integrimit.

“Lista Serbe vetëm i transmeton kërkesat e Vuçiqit dhe Beogradit, por ajo nuk e ka më atë fuqi të ekstremistëve që ka pasur në terren për të bërë eventualisht ndonjë bllokadë apo pengim të lëvizjes së lirë, deri edhe në ndërmarrjen e masave me pasoja të rënda”, ka deklaruar ai.

Sipas Ibishit, reagimi i Listës Serbe është një përpjekje për të penguar integrimin e veriut.

“Kjo është vetëm një tentativë e fundit që ata po mundohen në formë destruktive, në vend që të bëjnë integrimin e veriut, ata po mundohen të bëjnë të kundërtën. Por reagimi i tyre është për t’u gjykuar”, ka përfunduar Ibishi.

Ndryshe, Bashkimi Europian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një zhvillim që vjen pasi KFOR nisi tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urë.

Këtë konfirmim, të hënën e ka mirëpritur ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e cilësuar hapjen e urës një hap historik.

Zhvillimi i parë erdhi në fillim të javës së kaluar, kur misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi se kishte nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të trupave në urën kryesore.

KFOR sqaroi se ky është një proces i bazuar në kushtet e sigurisë dhe po zhvillohet në koordinim me institucionet e Kosovës, EULEX-in dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Po atë ditë, në urë u pa edhe prania e Policisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, Bashkimi Europian tha se ishte informuar nga NATO dhe rikujtoi se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë: ura duhet të hapet pasi të përfundojnë punimet, vlerësimet dhe konsultimet me partnerët e sigurisë.

Ura mbi lumin Ibër ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme në Kosovë.

Ajo ndan pjesën jugore të Mitrovicës, të banuar kryesisht nga shqiptarë, me pjesën veriore, ku jeton shumica serbe.

Për shkak të tensioneve të vazhdueshme, mbi urë ka qenë e pranishme prej vitesh edhe KFOR-i.

ibishihapjenurës

Të ngjashme

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

Peci: Hapja e Urës së Ibrit varros idenë për ndarjen e veriut

12:07

Më shumë nga Lajme

  • 20:58KEK zbulon detajet e kontratës me Maqedoninë e Veriut: Qymyri shitet për 73.2 milionë euro
  • 20:58Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
  • 20:47Mbingarkohet Emergjenca, mbi 1 mijë pacientë në vikend
  • 20:47Shqetësimi i Sindikalistëve: Rriten vdekjet e punëtorëve në KEK
  • 20:46Rrëzohet helikopteri, tre të vdekur në ishullin grek të Sifnos