Komandanti i Brigadës 141 ”Mehë Uka”, Hysni Ahmeti, në emisionin ”N’Demos”, ka treguar historinë se si e shpëtoi familjen nga ushtarët serb, shkruan Gazeta Demos.
Ai thotë se dikun 50 ushtarë i kishte por që i urdhëroi, asnjë të mos gjuante derisa të shkonte brenda në shtëpi për t’i nxerrur nga aty gjyshin dhe mixhën.
”I kisha 50 ushtar përmbi pallas edhe iu kam thënë që asnjë nuk gjuan derisa unë të shkoj deri në shpi me e nxerr babgjyshin, pasi që mora informata të sigurta se vetëm babgjyshi kishe mbetur brenda dhe mixha. E kemi një prrockë andej nga shpija dhe përmes prrockës kam hyrë në shpi. Si sot më kujtohet, rahmetlia babgjyshi ka qenë tu e falë akshamin, mixha për skej tij e pritke i thash çka je ka pret tha nuk guxoj s’ka kush që e qet prej shpisë dhe me ia prishë namazin nuk guxoj. Unë veç në stam të rrugës i lash Ferat Osmanin dhe Mehmet Shalën edhe ata me radiolidhje po m’thonë Komandant dil se veç janë ka rrethohen shpijat edhe ma s’ke shansë me dalë. Atëherë ia kam prish nazamin, rahmetlisë babgjyshit edhe e kam kapë, fortë i ka ardhë mërzi mundem me thanë që edhe ni shuplakë ma ka dhanë, s’është tragjike prej babgjyshit edhe me të rrehë, edhe më tha nuk dalë prej shpije. I thashë nëse s’del ti as unë nuk dalë. Pra për me e bind, kur i kam thanë edhe unë rri s’dalë qat’herë m’ka thanë jo s’të marrë unë ty në qafë…”, thotë Ahmeti.
Video e plotë: