Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 21:26
“Ia çoi videon duke ia djegur teshat”, avokatja zbulon detaje për rastin e Arlindës

Avokatja Adelina Hoxha, e cila e kishte mbrojtur Arlinda Zekajn para vrasjes së saj, ka rrëfyer detaje nga rastet dhe problemet me të cilat, sipas saj, ishte përballur e ndjera para se të vritej.

Në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, Hoxha ka treguar se Arlinda i kishte thënë në korrik se ishte ndarë nga burri dhe se ai e kishte nxjerrë nga shtëpia, ia kishte djegur rrobat dhe më pas ia kishte dërguar videon ku shihej duke ua vënë flakën rrobave në oborr.

“Arlinda në korrik ka thënë: ‘Unë jam ndarë nga burri’. Burri e ka nxjerrë nga shtëpia, ia ka djegur teshat, ia ka dërguar videon se si po ia djeg teshat në oborr”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas avokates, çuditërisht, ky detaj dhe videoja nuk ishin evidentuar nga hetuesit, të cilët më pas ia kishin kërkuar Arlindës videon, pasi ajo vetë kishte folur për këtë çështje.

“Kur ka shkuar ta kërkojë fëmijën, të cilin e kishte lënë për dy javë te axha dhe gjyshja e tij, nuk e ka gjetur në Deçan dhe nuk ia kanë dhënë. Ajo ka tentuar të arrijë marrëveshje me burrin e saj, i cili ka qenë në Amerikë, për ta kthyer fëmijën, por nuk ia kanë kthyer. Ka shkuar në polici dhe fëmijën e ka gjetur në Vitomiricë. Procedurat janë zhvilluar në mënyrë të parregullt dhe jo ligjore. Fëmija është marrë në pyetje pa psikolog dhe pa një person të licencuar nga QPS-ja. Prokurores i jam drejtuar menjëherë, sepse fëmija ishte kthyer te axha i vet. Nuk merret mendimi i fëmijës kur merret në pyetje vetëm njëri prind. Të nesërmen i kam shkuar prokurores në zyrë”, deklaroi avokatja.

kishtevideondjegur

Të ngjashme

Ngjarja në Pejë, Rrusta: Arlinda nuk e kishte takuar djalin për 6 muaj

Ngjarja në Pejë, Rrusta: Arlinda nuk e kishte takuar djalin për 6 muaj

21:52
I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt kishte dosje të rëndë në Policinë e Kosovës

21:50
SKANDALOZE: Gërvalla i lë faj viktimës, Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

SKANDALOZE: Gërvalla i lë faj viktimës, Arlinda nuk iu drejtua qeverisë sepse ndoshta do të kishte angazhim

18:49
“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn

17:40

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Haradinaj: Ja kam pasë shumë herë inat Hashimit e Kadrisë, por kur sulmohet vlera jote harroj që isha kundërshtar politik me ta
  • 22:12Dy të mitur përplasin veturën e Policisë në Skenderaj dhe ikin, arrestohen pas dy ditësh hetime
  • 22:11Ngjarja në Vitomiricë, Kajtazi: Përgjegjës është shteti, ka prova
  • 22:07Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
  • 21:49Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi