Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi edhe në vendstrehim

GD
Gazeta Demos24 maj 2026 në 14:40
I shpëtoi sulmit rus, ambasadori shqiptar: Raketa depërtoi edhe në vendstrehim

Ambasadori shqiptar në Kiev Ernal Filo i cili i shpëtoi sulmit me raketa ruse në banesën e tij rrëfeu në një intervistë detaje mbi sulmin.

Ai tha se ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë që nga pushtimi rus në Ukrainë me raketa të fuqishme.

“ Sulmi ka filluar mbrëmë rreth orës 10:00 në darkë dhe ka zgjatur deri n 6 të mëngjesit. Që kur kemi hapur ambasadën, ky ka qenë sulmi më i gjatë në kohë. Kanë qenë raketa të fuqishme si Iskander, Zirkon. Flitet që mund të jetë përdorur edhe Oreshnik. Ka qenë sulmi më shkatërrues që nga sulmi rus në 2022 ”, theksoi ai në intervistën për A2 CNN .

Ambasadori shqiptar tregoi se u paralajmëruan për sulmin dhe detyrua së bashku me banorë të tjerë që të zbresin në strehimore, por thekson ai sulmi ishte kaq i fuqishëm sa edhe raketa depërtoi edhe aty.

“ Kemi marrë informacione dhe nga burime qeveritare në Kiev dhe partnerët tanë dhe koordinohemi me trupin diplomatik kur janë paralajmërime të tilla dhe zbresim menjëherë në vendstrehim. Sulmi ka qenë shumë i fuqishëm sa që raketa ka arritur të depërtojë edhe në vendstrehim dhe ne e kemi ndjerë se na ka ardhur edhe baruti dhe u bë tym i madh dhe pati frikë e panik te banorët, se unë banoj dhe me të tjerë në këtë godinë, pati fëmijë që u trembën kemi dalë jashtë se nuk mund të merrje dot frymë pastaj erdhën ekipet e emergjencës dhe u kthyem prapë dhe kemi qëndruar deri në 6 të mëngjesit” , u shpreh ai.

Ambasadori thekson se pavarësisht deklaratave të Rusisë se luftës po i vjen fundi kjo nuk po ndodh aspak në realitet.

Më shumë nga Lajme

  • 12:50Ilir Deda me propozime për kundërshtimin e aktgjykimit të Hagës: NATO-s t’i kërkohen dokumentet relevante nga arkiva
  • 12:35Daut Haradinaj për mërgatën: Kur jemi bërë bashkë, asnjë sfidë nuk na ka thyer dot, dhe as sot nuk do të na thyejë
  • 12:09Varreza masive në veri: Pas 27 vjetësh, identifikohet Idriz Rrecaj nga Llausha
  • 11:54Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge
  • 11:41Tahiri për protestat në Prishtinë: “Çdo ditë po bëhemi më shumë”