Të premten ka ndodhur tragjedia në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, si dhe Mazllum Bogujevci mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri në këtë incident.
Sinjali ka raportuar se ngjarja dyshohet se lidhet me një ngatërresë të mëhershme, ndërsa motivi i plotë dhe dinamika e rastit ende janë duke u hetuar.
Bogujevci po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Njësinë e Kujdesit Intensiv në QKUK.




