Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas letrës së kryeministrit Albin Kurti, ku njoftoi se nuk ka marrëveshje me opozitën për çështjen e Presidentit.
Për këtë temë, Kurti fajësoi partitë opozitare.
E Çitaku, në reagimin e saj, tha se Kosova “fatmirësisht nuk është vetëm e jotja”, ndërsa i kërkoi të lëshojë rrugë nëse nuk dëshiron të qeveris.
“Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?”
“Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve”, shkroi Çitaku në Facebook .
