Të mërkurën u shënua 27 vjetori i masakrës në fshatin Lybeniq.
Imbijetuari Amrush Ukshinaj, në intervistë për emisionin FIVE ka rrëfyer momentet e para të hyrjes së forcave paramilitare serbe në fshat, duke thënë se fillimisht ata u prezantuan si ushtri e rregullt.
Ai ka deklaruar se më 1 prill 1999 janë vrarë 54 persona, ndërsa disa të tjerë kanë arritur të mbijetojnë.
“U përgatit mirë nga forcat serbe për arsyetimin se erdhën në 7 të mëngjesit në Lybeniq u prezantuan se janë ushtri e rregullt forcat e armatosura të Jugosllavisë, në ndër ta Milladin Toplica ka qenë taman ushtarak, i takon disa bashkëfshatar, u thotë ne jemi ushtri i rregullt duhet me lëshu fshatin. Edhe vepruam sipas urdhrave tyre, kur u bëjke ndarja aty unë po i shoh disa njerëz nuk e kanë figurën e ushtarakut, thashë çfarë u bë me ne. Kur e pashë një me nofkën Mërtfi, nuk e njoha por kur e pashë figurën e tij që nuk përngjake me ushtarak. Unë me nënën e kisha plak, edhe e mora për krahu dhe kalova te poshtë kur po vijë po shohë tekat, blindat, edhe e kuptova që nuk është puna e mirë”, ka rrëfyer ai.
