Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

GD
Gazeta Demos22 maj 2026 në 16:41
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë të një banke, U.Z. dhe K.K., të cilët ndodhen në ndalim 48-orësh, nën dyshimin për kryerjen në bashkëkryerje të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit, në cilësinë e personave zyrtarë bankarë, dyshohet se kanë tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, duke i shkaktuar dëm financiar qytetares R.L. nga Prizreni

Hetimet paraprake tregojnë se U.Z., në cilësinë e menaxherit të bankës, pas aprovimit të një kredie, nuk e ka njoftuar të dëmtuarën dhe ka liruar mjete financiare në vlerë prej 24 mijë eurosh nga llogaria e saj pa dijeninë e saj.

Ndërkaq, K.K., si analist kredie, dyshohet se ka ekzekutuar transferimin e mjeteve në llogaritë e dy bizneseve, nga 12 mijë euro për secilin.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime të dyshuarit e kanë ngarkuar të dëmtuarën me një kredi fiktive në vlerë prej 25 mijë eurosh, si dhe me procedurë përmbarimore, duke i shkaktuar dëm material në të njëjtën shumë.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria thotë se janë realizuar bastisje në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve, ku janë sekuestruar prova materiale dhe digjitale që konsiderohen të rëndësishme për procedurën hetimore.

Prokuroria Themelore në Prizren

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut