Një shtetas kosovar, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës përmes INTERPOL-it, është ekstraduar nga Italia në Kosovë më 14 tetor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai kërkohet nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




