Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

GD
Gazeta Demos5 dhjetor 2025 në 08:32
I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani të Madhe për veprën penale të dhunimit, po kërkohet nga Kosova nën dyshimin për grabitje të armatosur në një shtëpi para shtatë vjetësh.

Rinor Korqa, 28-vjeçar, ishte dënuar në janar të 2024-s nga autoritetet britanike me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për rolin në sulmin ndaj një gruaje në lagjen Havering të Londrës.

Viktima një mbrëmje ishte ndarë nga shoqet gjatë ndejës. Ajo ka raportuar se një person e ka përdhunuar ndërsa një tjetër e ka filmuar me telefon.

E siç ka shkruar “ metro ”, Korqa tani përballet me ekstradim në Kosovë për të dalë para gjykatës nën dyshimin për grabitje më 22 dhjetor të 2017-s. Sekretares së Brendshme britanike, Shabana Mahmood, i është kërkuar të vendosë për këtë çështje, që është në gjykatat britanike tash e shtatë muaj.

Korqa po akuzohet se kishte kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali dhe se kishte vjedhur një kuletë me 1500 euro, 50 dollarë, një letërnjoftim, një lirë dhe një telefon.

Ai ishte arrestuar në Britani nën urdhërarrestin e lëshuar nga Kosova. Kosova ka traktat me Mbretërinë e Bashkuar, të tipit që duhet të ofrojë prova në mbështetje të kërkesës për ekstradim.

Korqa dhe Bujar Jashari ishin dënuar në janar të vitit të shkuar. Korqa ishte dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe për moszbulim të kodit të telefonit, ndërsa Jashari me shtatë vjet burgim për përdhunim. Sulmi kishte ndodhur në qershor të 2023-s.

britani e madhe

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Shkoi jashtë vendit për t’u trajtuar, vdes veterani i UÇK-së, Musli Krasniqi
  • 23:38Lajmërohet nga arratia Vezir Haziraj, i dyshuari për plagosjen në Istog: E bëra për vetëmbrojtje
  • 23:20Albin Kurti shkon në Gjakovën e Gjinit, kjo është arsyeja
  • 23:10Ramadani i përgjigjet Zelenskyt pas deklaratës për Kosovën: Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare
  • 23:00Kurti merr mbështetje të fuqishme nga Rasimi i TikTok-ut