Zyrtarët policorë të Stacionit Policor Gjakovë, respektivisht të Nënstacionit Policor Ponoshec, sot rreth orës 14:10, në fshatin Rracaj, kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin me inicialet K.B.
I njëjti, sipas policisë, ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, transmeton Klankosova.tv.
Pas arrestimit dhe përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, personi është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh
