Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se hematologu, Adriatik Berisha i është bashkuar partisë që ai udhëheq.

Hamza i uroi mirëseardhje të njëjtit teksa e vlerësoi për cilësit e tij.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”,ka njoftuar Hamza