Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjatë fjalës përfundimtare, i akuzuari për sulmin në Banjskë, Vladimir Toliq, ka mohuar përfshirjen aktive në planin për sulm, duke pretenduar se ishte gjendur në atë situatë pa dijeni paraprake, shkruan Insajderi.

Toliq, i cili u arrestua i plagosur pas sulmit të 24 shtatorit, i kërkoi trupit gjykues që të mos gjykohet mbi “supozime”, por mbi prova, duke insistuar se ai nuk është përgjegjës për vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Gjatë dëshmisë së tij, Toliq pranoi praninë në vendngjarje, por mohoi të kishte informacion për qëllimin e grupit.