Avokati Millosh Delleviq, mbrojtës i të pandehurit Vladimir Toliq në rastin e Banjskës, ka deklaruar se klienti i tij është fajtor, por jo për veprën e terrorizmit, siç e cilëson prokuroria.
Sipas Delleviqit, gjykata duhet të refuzojë kualifikimin e veprës si terrorizëm, pasi, sipas tij, “nuk ka elemente që e mbështesin këtë cilësim”. Ai theksoi se Toliq nuk është i pafajshëm, por përgjegjësia e tij nuk lidhet me terrorizmin.
“Vladimir Toliq është pa dyshim fajtor, por gjatë shqyrtimit të dënimit besojmë se ekzistojnë rrethana lehtësuese”, u shpreh avokati.
