Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj asaj që e quajti fushatë të organizuar me profile të rreme në rrjetet sociale, duke
publikuar disa prej llogarive që, sipas saj, përdoren për ta sulmuar dhe komentuar në postimet e saj. Përmes një postimi publik, Bajrami tha se qindra mijëra profile të tilla komentojnë vazhdimisht në profilin e saj, ndërsa pretendoi se pas tyre qëndrojnë persona realë që veprojnë me identitete të rreme
“Prapa tyre qëndrojnë persona realë për të cilët më vjen keq që s’kanë guxim që këto komente t’i bëjnë në emër të tyre”, ka shkruar ajo.
Sipas Bajramit, personat që përdorin profile false ose nuk besojnë në atë që shkruajnë, ose nuk kanë guxim të identifikohen publikisht.
