Një punëtor me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës në Greqi.
Sipas mediave greke, një 45-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, po kryente punime në çatinë e një shtëpie në zonën Mytilene, kur ra nga një lartësi e madhe dhe humbi jetën. Po ashtu raportohet se shqiptari punonte në një restorant, por shpesh kryente edhe punë të tjera për të fituar më shumë para.
