Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta janë të arrestuarit e Bandës Krasniqi për kontrabandim me njerëz

GD
Gazeta Demos14 gusht 2026 në 12:41
https://klankosova.tv/keta-jane-te-arrestuarit-e-bandes-krasniqi-per-kontrabandim-me-njerez/#:~:text=K%C3%ABta%20jan%C3%AB%20t%C3%AB%20arrestuarit%20e%20Band%C3%ABs%20Krasniqi%20p%C3%ABr%20kontrabandim%20me%20njer%C3%ABz

Shtatë anëtarë të një bande të njohur për falsifikimin e dokumenteve, e cila ndihmonte migrantët e paligjshëm të udhëtonin nëpër Evropë, janë arrestuar ose janë dorëzuar vetë, pas përpjekjeve të Britanisë së Madhe dhe Kosovës për të penguar aktivitetin e saj.

Ambasada britanike në Kosovë bën me dije se “Rrjeti Krasniqi”, me bazë në Ballkanin Perëndimor, drejtonte një operacion të sofistikuar të falsifikimit, duke prodhuar dokumente identiteti, pasaporta dhe patenta shoferi, të cilat u mundësonin migrantëve të paligjshëm dhe trafikantëve të qenieve njerëzore të pretendonin në mënyrë të rreme shtetësinë e më shumë se 50 vendeve, përfshirë Britaninë e Madhe.

Personat që aktualisht janë nën masën e arrestit janë:

Flamur Krasniqi

Valon Krasniqi

Arif Krasniqi

Nexhmije Selmani

Shkembim Emerllahu

Sami Duriqi

Granit Avdyli

Sipas medias së madhe britanike, “The Telegraph”, Flamur Krasniqi, ka qenë anëtar i grupit që dyshohet se u gjet në posedim të dokumenteve të falsifikuara; Valon Krasniqi dyshohet se është i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; kurse Arif Krasniqi pretendohet të jetë ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre.

Grupi përfshinte edhe Nexhmije Selmanin, e akuzuar për ofrimin e lokaleve të përdorura nga grupi për falsifikim dokumentesh dhe për përfshirje në sigurimin e pajisjeve të falsifikimit; Shkëmbim Ermellahun, i akuzuar se u gjet në posedim të dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqin, i akuzuar për përfshirje në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; dhe Granit Avdylin, i cili thuhet se ka qenë i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimin e shërbimeve të grupit.

Në tetor të vitit të kaluar, pas veprimeve fillestare të organeve të rendit në Kosovë kundër tre anëtarëve të bandës, Britania e Madhe vendosi sanksione të synuara ndaj rrjetit, si pjesë e regjimit të parë në botë të sanksioneve të qeverisë kundër migracionit të parregullt.

Në muajt në vijim, pasi identitetet e tyre u bënë publike përmes sanksioneve dhe nën presionin e autoriteteve britanike dhe kosovare, shtatë nga nëntë anëtarët e njohur të bandës janë arrestuar ose janë dorëzuar te autoritetet kosovare – i fundit prej tyre u dorëzua në maj të këtij viti.

krasniqidokumentevehttps

Të ngjashme

Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania

Ambasada: Shpërbëhet Banda Krasniqi e kontrabandimit të njerëzve pas presionit të sanksioneve nga Britania

12:40
https://klankosova.tv/pas-qeverise-deputetet-e-pdk-se-nisen-drejt-kuvendit/#:~:text=Pas%20Qeveris%C3%AB%2C%20deputet%C3%ABt%20e%20PDK%2Ds%C3%AB%20nisen%20drejt%20Kuvendit

Pas Qeverisë, deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

08:40
Dardan Krasniqi kërkon bashkim politik të njerëzve të UÇK-së: Duhët bashkim, punë, ndershmëri

Dardan Krasniqi kërkon bashkim politik të njerëzve të UÇK-së: Duhët bashkim, punë, ndershmëri

18:41
https://lajmi.net/arrestohet-shtetasi-i-serbise-tentoi-ti-jap-ryshfet-zyrtarit-policor-ne-jarinje/#:~:text=Arrestohet%20shtetasi%20i%20Serbis%C3%AB%2C%20tentoi%20t%E2%80%99i%20jap%20ryshfet%20zyrtarit%20policor%20n%C3%AB%20Jarinje

Arrestohet një serb në Jarinje, tentoi t’i jap ryshfet zyrtarit policor

10:12

Më shumë nga Lajme

  • 13:02KRU “Prishtina” shkyç konsumatorë me borxhe deri në 3 mijë euro, gjenden edhe lidhje ilegale
  • 13:02Zemaj: LVV-ja duhet ta thërrasë seancën, askush s’është mbi institucionet
  • 12:14PK del me detaje, këto janë arsyet që e përjashtuan dhëndërrin e Thaçit nga puna
  • 12:10Aksident trafiku në Krushë të Madhe: Përplasen dy vetura, Policia në vendngjarje
  • 12:01Kurti zbulon ofertën e tij më të mirë për Abdixhikun: Konjufca President, LDK-ja zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri