Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj, qeverisë Kurti: Kosova nuk ndërtohet me izolim, retorikë përçarëse apo populizëm

GD
Gazeta Demos4 korrik 2026 në 20:59
Hoxhaj, qeverisë Kurti: Kosova nuk ndërtohet me izolim, retorikë përçarëse apo populizëm

Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara nëse pushteti e sheh veten si “pronare e gjithëpushtetshme e shtetit” dhe jo si shërbëtore të qytetarëve.

Sipas Hoxhajt, kur kritika etiketohet si armiqësi, dialogu zëvendësohet me arrogancë dhe vendimmarrja përqendrohet në një dorë, demokracia dobësohet dhe institucionet humbasin autoritetin e tyre.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë se qytetarët nuk presin propagandë, por rezultate dhe përgjegjësi.

Hoxhaj ka theksuar nevojën për unitet, dialog dhe bashkërendim të potencialeve politike, ekonomike e shoqërore në funksion të zhvillimit të vendit.

Në reagimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar edhe një klimë më të sigurt për biznesin, me siguri juridike, investime të huaja dhe konkurrencë të lirë e të ndershme. Ai ka paralajmëruar se klientelizmi pranë pushtetit dhe klima e “gjuetisë së shtrigave” ndaj bizneseve të konsoliduara dëmtojnë besimin e investitorëve dhe zhvillimin ekonomik. Sipas tij, interesi shtetëror dhe kombëtar duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mustafa: Jam takuar me Kurtin për ta diskutuar platformën time për zhbllokimin institucional
  • 23:31“Do qëndrojmë në qiell të hapur deri më 16 shtator”, veteranët e UÇK-së zbarkojnë në Hagë
  • 23:31Pas ditësh heshtjeje, vjen reagimi i parë i Jozit në rrjetet sociale
  • 22:48Deputetja e PDK-së: U tradhtuam nga Vetëvendosje
  • 22:46Përparim Gruda akuzon Armend Mujën se gënjeu publikisht për analizat e qumështit Vita: Në një vend normal kish shku në burg