Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

GD
Gazeta Demos27 gusht 2026 në 09:31
Hoxhaj: Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues dhe pushtet me uzurpim

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot para qeverisë ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, për uzurpim të pushtetit dhe përmbysje të rendit kushtetues.

Nga protesta e PDK-së dhe AAK-së para ndërtesës së Qeverisë, Hoxhaj tha se Albin Kurti është “deputet uzurpator”, i cili ka zaptuar zyrën e kryeministrit dhe po merr vendime në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Qeveria nuk është legjitime. Ky njeri nuk është kryeministër, është një deputet uzurpator. Ka uzurpuar zyrën e kryeministrit”, deklaroi Hoxhaj.

Sipas tij, asnjëherë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që dikush të qëndrojë për 18 muaj në zyrën e kryeministrit, ndërsa ministrat në zyrat e tyre, duke e shkelur nenin 72 të Kushtetutës.

“Do të bëjmë çdo gjë që këtij uzurpimi t’i japim fund”, theksoi Hoxhaj.

Në përshkrimin e videos së publikuar nga protesta, Hoxhaj përmblodhi situatën me tri akuza të drejtpërdrejta.

“Qeveri ilegale, përmbysje e rendit kushtetues, pushtet me uzurpim.”


hoxhajpërmbysjerendit

Të ngjashme

Mblidhet Kryesia e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës

Mblidhet Kryesia e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës

07:40
Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së: UÇK-ja solli çlirimin, PDK-ja i priu shtetformimit

10:46

Më shumë nga Lajme

  • 10:14Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%
  • 10:03Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën
  • 10:02MIT: Po vazhdojnë punimet për rehabilitimin në autostradën “Ibrahim Rugova”
  • 09:59Nis rigjykimi ndaj Endrit Nikës për vrasjen e Maria Clara Urdangaray
  • 09:32Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në