Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj: Prokuroria në Hagë tentoi ta kriminalizonte idenë e Pavarësisë së Kosovës

GD
Gazeta Demos18 shkurt 2026 në 21:59
Hoxhaj: Prokuroria në Hagë tentoi ta kriminalizonte idenë e Pavarësisë së Kosovës

Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, ka folur në një lidhje direkte nga Haga ku komentoi fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së në procesin gjyqësor në Speciale, me ç’rast theksoi se goditja erdhi nga raporti i Dick Martyt.

“ Në atë kohë kam qenë ministër i Jashtëm, në kohën kur është publikuar raporti i Dick Marty. Ne kemi pasur ide atëkohë se raporti i tij është vetëm pjesë e luftës hibride të Rusisë dhe Kinës, del se ka qenë një betejë që ka rënë në kurth edhe Perëndimi, një betejë e një lufte hibride në raport për ta goditur Kosovën, pasiqë ne kemi fituar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila gjithashtu është në Hagë”.

“Nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka dhënë të drejtë dhe e ka bërë të ligjshme ndërkombëtarisht shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, goditja ka qenë raporti i Dick Martyt dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë në këto pesë vitet e fundit”, deklaroi Hoxhaj, njofton Klankosova.tv

Ai theksoi se është e papranueshme që 18 vjet pas pavarësisë të dëgjohet, një gjykatë që e kriminalizon idenë e shtetësisë së Kosovës.

“Nuk kam menduar që si deputet që ka qenë nënshkrues i deklaratës së Pavarësisë pas 18 vitesh të dëgjojë nga një gjykatë evropiane e cila e kriminalizon idenë e pavarësisë së Kosovës, idenë e lirisë së Kosovës, për mua është e padrejtë, është e papranueshme”, u shpreh ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:31Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra ende aktive
  • 22:52Hadërgjonaj mbështet Bekim Sejdiun për president: Personalitet me vlera tradicionale e kombëtare
  • 22:44E zë rryma duke punuar në banesë, humb jetën 27-vjeçari shqiptar
  • 22:28Ramiz Lladrovci: Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten
  • 22:25Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së