Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj pas njohjes nga Siria: Lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët kudo

GD
Gazeta Demos29 tetor 2025 në 18:37
Hoxhaj pas njohjes nga Siria: Lajm i mirë për Kosovën dhe shqiptarët kudo

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përshëndeti njohjen e Sirisë si një zhvillim pozitiv për vendin tonë.

Hoxhaj rikujtoi mbështetjen e tij të vazhdueshme për opozitën siriane që nga marsi i vitit 2011, duke luftuar kundër regjimit të Asadit.

“Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 pritëm në zyrën time në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës opozitën siriane. Kam mbështetur luftën e tyre dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke publikuar analiza edhe në Foreign Policy”, tha Hoxhaj.Ai theksoi gjithashtu pjesëmarrjen e tij në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga takimi i parë në Paris në vitin 2012 dhe në takimet e mëvonshme ndërkombëtare. Kur regjimi i Asadit u rrëzua në dhjetor të vitit 2024, Hoxhaj takoi ministra të Qeverisë së re siriane në pranverën e vitit 2025.

“I gëzohem këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri, të cilët kanë jetuar aty për shekuj me radhë”, tha Hoxhaj.“Njohja e Sirisë është një lajm i mirë për Kosovën. Gjithmonë kam besuar se Kosova duhet të rreshtohet në mbështetje të kauzave të drejta, dhe e tillë ishte Siria. Që nga 15 marsi 2011 kam mbështetur opozitën siriane për ta larguar regjimin brutal të Asadit. Më 26 prill 2012 kam pritur në zyrë opozitën siriane në Ministrinë e Punëve të Jashtmë të Kosovës në Prishtinë. Kam mbështetur luftën e tyre kundër regjimit të Asadit dhe kam bërë thirrje për ndërhyrje ushtarake, duke botuar analizë në Foreign Policy. Kam marrë pjesë në takimet e “Miqve të Sirisë” që nga takimi i parë në Paris në vitin 2012 dhe për vite me radhë. Kur Asadi u largua në dhjetor të vitit 2024, takova personalisht në pranverën e vitit 2025 ministra të Qeverisë së re siriane. Sot i gëzohem shumë këtij lajmi, ashtu siç i gëzohen shqiptarët që jetojnë në Ballkan, por edhe ata në Damask e në Siri, të cilët kanë jetuar aty për shekuj me radhë. (https://foreignpolicy.com/2013/08/23/its-1999-in-syria/)”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë
  • 23:08Deputetët e PDK Hoxhaj e Gruda tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit, nuk u hapet dera