Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ishte në dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të këtij subjekti politik.
“Nuk kisha pasur informatë, ka qenë një ngjarje që e kam kuptuar përmes mediave dhe përmes pyetjeve të gazetarëve se a mund të ndodhte, pasi kishte një mbledhje të Kryesisë së PDK-së. Ai na paralajmëroi se ishte një mbledhje me rëndësi”.
Hoxhaj deklaroi se konventa e paralajmëruar nuk është proces serioz.
